Shoqëria Aksionare për Shërbime Aeroportuale Aeroportet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pronësi shtetërore, Shkup, është pasuese juridike e Ndërmarrjes Publike për Shërbime Aeroportuale “Maqedonia” – Shkup, e themeluar nga Kuvendi i Republikës Socialiste të Maqedonisë më 8 nëntor 1990.
Me Vendimin për Transformimin e Ndërmarrjes Publike për Shërbime Aeroportuale “Maqedonia” – Shkup në Shoqëri Aksionare në pronësi shtetërore, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë nr. 19-7554/1, datë 25.02.2008, SHA “Aeroportet e Maqedonisë” – Shkup në pronësi shtetërore vazhdon punën dhe merr pjesë në qarkullimin juridik si pasuese e saj ligjore.
Më 24.09.2008 është lidhur Marrëveshja nr. 02-11310 për koncesion, zhvillim, financim, përdorim dhe mirëmbajtje të aeroportit “Aleksandri i Madh” – Shkup dhe aeroportit “Shën Apostulli Pal” – Ohër, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, TAV Havalimanlari Holding A.S. dhe TAV Maqedonia. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, e cila ka hyrë në fuqi më 01.03.2010, aktivitetet për kryerjen e shërbimeve aeroportuale i ushtron koncesionari.
Emri i shkurtuar i kompanisë është:
SHA AEROPORTET E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT.
Struktura Organizative
Bordi Udhëheqës
- Igor Trajanovski – Ushtrues Detyre i Kryetarit të Bordit Udhëheqës
- Mumin Aliu – Ushtrues Detyre i Zëvendëskryetarit të Bordit Udhëheqës
- Jovo Upevski – Ushtrues Detyre i Anëtarit të Bordit Udhëheqës
Bordi Mbikëqyrës
- Cele Najdeski – Kryetar i Bordit Mbikëqyrës
- Bejtula Demiri – Zëvendëskryetar i Bordit Mbikëqyrës
- Angela Nusheva – Anëtare e Bordit Mbikëqyrës
- Martin Korubin – Anëtar i Bordit Mbikëqyrës
- Berat Dauti – Anëtar i Pavarur i Bordit Mbikëqyrës

Misioni
Ne zhvillojmë shoqërinë me qëllim sigurimin e rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm për të gjithë palët tona të interesuara dhe aksionarët. Ne kujdesemi për asetet që na janë besuar me koncesion.
Vizioni
Vizioni ynë është të zhvillojmë një rrjet aeroportesh modern dhe efikas, ku aeroportet tona do të shërbejnë si qendra udhëheqëse të inovacionit në rajon. Ne synojmë një infrastrukturë me cilësi të lartë, zhvillim të qëndrueshëm, kënaqësi të shkëlqyer të klientëve dhe përmirësim të vazhdueshëm të shërbimeve dhe ekspertizës së punonjësve tanë.
Strategjia
Shoqëria zbaton një strategji të bazuar në menaxhimin efikas të burimeve dhe mbajtjen e kostove operative në nivel të ulët.