Biografia
Igor Trajanovski është një profesionist me përvojë shumëvjeçare menaxheriale në sektorin publik dhe privat. Ai ka lindur më 20 maj 1972 në Shkup.
Ai ka përfunduar studimet e doktoraturës në Fakultetin e Shkencave Shoqërore të Aplikuara në Ljubljana dhe është shpallur Doktor i Shkencave.
Studimet e magjistraturës i ka përfunduar në Fakultetin Juridik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup, duke fituar të drejtën e gradës shkencore Master i Politikës Ndërkombëtare.
Ka diplomuar në Katedrën e Sociologjisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup.
- Karrierën e ka filluar në vitin 1994 në Postën e Maqedonisë SHA, Shkup, si Bashkëpunëtor për Siguri.
- Nga viti 2009 ka punuar në Euroins Sigurime SHA, Shkup, si Drejtor për Vlerësimin dhe Likuidimin e Dëmeve.
- Në vitin 2017 është emëruar Zëvendësdrejtor në Agjencinë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit.
- Nga viti 2019 ka punuar në Halk Sigurime SHA, Shkup, si Menaxher Agjencie.
- Nga viti 2021 ka punuar si Menaxher Projekti në kompaninë Chapter 4, Shkup.
- Që nga viti 2023 punon si Asistent-Kërkues në Fakultetin e Studimeve të Informacionit në Novo Mesto, Slloveni.
- Në dhjetor 2024, Igor Trajanovski është emëruar Ushtrues Detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Aeroporteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut SHA dhe Kryetar i Bordit Udhëheqës të Aeroporteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut SHA.
Igor Trajanovski flet anglisht, serbisht, kroatisht dhe sllovenisht.