250
Ministria e Transportit e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Vendim për përcaktimin e statusit juridik të një objekti pa leje më 04.12.2025 në aeroportin e Ohrit. Në bazë të këtij vendimi, SH.A. “AEROPORTET E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT” paraqiti kërkesë për zbatimin e tij më 04.12.2025 në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive. Agjencia, më 26.12.2025, e zbatoi kërkesën dhe bëri regjistrimin në evidencën kadastrale në fletën pronësore, me çka përfundoi legalizimi i Aeroportit “Shën Apostull Pavli – Ohër”.