SH.A. “AEROPORTET E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT”, pas lidhjes së marrëveshjeve për rregullimin e të drejtave dhe detyrimeve të ndërsjella ndërmjet palëve kontraktuese për realizimin e projektit për përmirësimin e kapacitetit të pasagjerëve në ndërtesën terminale të Aeroportit “Shën Apostull Pavli – Ohër”, më 6 nëntor 2025, së bashku me palët e tjera kontraktuese, filloi realizimin e projektit për rritjen e kapacitetit dhe cilësisë së shërbimeve për pasagjerët në ndërtesën terminale të Aeroportit “Shën Apostull Pavli – Ohër”.
Ky projekt siguron një ndërtesë terminale moderne, funksionale dhe më efikase energjetikisht, e cila mundëson shërbim më të mirë për pasagjerët dhe krijon kushte për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës të aeroportet. Qëllimi i këtij projekti është që Aeroporti “Shën Apostull Pavli – Ohër” të shndërrohet në një terminal modern dhe funksional, i cili do t’u përgjigjet kërkesave në rritje të trafikut ajror dhe do të ofrojë një përvojë më cilësore dhe më efikase për përdoruesit e tij.
311
Postimi i mëparshëm